Lajmërohet Oriola Marashi tregon periudhën e vështirë me ankthin

Modelja e njohur shqiptare, Oriola Marashi, ka ndarë me ndjekësit e saj një histori të ndjeshme nga jeta personale, duke folur për periudhën e vështirë kur vuante nga ankthi dhe presioni i perfeksionit të imponuar nga rrjetet sociale.

Në një përgjigje për fansat, ajo tregoi se gjatë kohës kur karriera e saj po përparonte me ritme të shpejta, filloi të ndjente pasiguri dhe presion të madh për t’u dukur perfekte. “Ishte emocionuese në fillim, por më pas u bë tepër e rëndë,” tha modelja, duke shtuar se vëmendja publike dhe fotografimet e fshehta në qendrat tregtare apo restorante i krijuan një ndjenjë të vazhdueshme shqetësimi.

Ajo tha se e krahasonin mes asaj që dukej në Instagram dhe realitetit, gjë që ndikoi në vetëbesimin e saj.“Fillova të pyesja nëse isha mjaftueshëm e bukur apo e vlefshme,” rrëfeu Oriola, duke theksuar se ky presion i imponuar nga standardet e rrjeteve sociale është i rrezikshëm dhe shpesh larg nga realiteti.