Shakira zbulon se cili këngëtar e ndihmoi gjatë ndarjes me Piquen: Ai më shkruante çdo ditë, për të parë nëse po bëja më mirë

Në një nga intervistat e fundit, Shakira zbuloi se cili këngëtar e ndihmoi gjatë ndarjes me Gerard Pique.

Ylli kolumbian i tregoi Rolling Stone se ishte frontmeni i Coldplay, Chris Martin. Ata u afruan ndërkohë që ajo po kalonte një ndarje të vështirë.

“Ai ishte pranë meje kur u ndava dhe kur isha thyer. Çdo ditë më kontrollonte se si isha, më dërgonte fjalë mbështetjeje”, tha ajo.


Foto: Shakira/Instagram
Ata janë miq prej kohësh dhe këngëtarja 47-vjeçare kishte vetëm fjalë lëvduese.

“Unë e shoh atë si një person që e sheh jetën nga një prizëm tjetër, i cili është i ndjeshëm ndaj nevojave të njerëzve të tjerë dhe është shumë empatik”, shtoi ajo.

Miqësia e Chris dhe Shakira daton që nga sezoni i gjashtë i “The Voice”, dhe këngëtari i Coldplay ishte një mentor i ftuar.


Foto: Shakira/Instagram
Meqë ra fjala, Shakira u nda me Pique në vitin 2022, me të cilin ka djemtë Milanin (11) dhe Sasha (9). Në të njëjtin vit, qarkulluan thashetheme se ylli i futbollit po e tradhtonte me partneren e tij aktuale, Clara Chia Marti.

Chris Martin e di se si është të kalosh një të ashtuquajtur ndarje publike, pasi u divorcua nga Gwyneth Paltrow në vitin 2014 pas 11 vitesh martesë. Ai ka dy fëmijë me Gwyneth, Apple (20) dhe Moses (18).

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo