Spektakli i djeshëm i “Big Brother VIP Kosova” nisi me tensione të larta mes banorëve.
Vetëm pak minuta para fillimit të transmetimit live, Gresa dhe Vullneti patën një përplasje të ashpër që krijoi një atmosferë të tensionuar brenda shtëpisë.
Shkak për konfliktin u bë një diskutim rreth vendosjes së tyre në dhomë, i cili eskaloi në akuza dhe tone të larta. Sipas raportimeve nga Indeksonline, debati arriti kulmin kur të dy banorët u përballën fizikisht dhe verbalish, duke shkëmbyer fjalë të ashpra.
“Mos përdorë dhunë. Ej, mos më prek, mos më prek. Nuk guxon me’m prek,” tha Vullneti gjatë debatit, ndërsa Gresa u përgjigj me po të njëjtën ton të vendosur.
Ky moment i tensionuar ka ngjallur reagime të shumta nga publiku, i cili po ndjek me interes zhvillimet brenda shtëpisë. Përplasja mes Gresës dhe Vullnetit pritet të diskutohet më tej në episodet e ardhshme, ndërsa marrëdhëniet mes tyre mbeten të pasigurta.
“Big Brother VIP Kosova” vazhdon të jetë një nga spektaklet më të ndjekura, duke ofruar momente dramatike dhe situata të papritura që mbajnë publikun të lidhur me ekranin.
@bigbrothervlpkosova3 #fyp #gjesti #bbvk #babavirall ♬ original sound – BigBrotherVipKosova3