Mexhiti: Me paratë e BERZH-it do të përmirësohet pastërtia në rajonin e Pollogut dhe funksionimi në deponinë Rusino

Tejkalimi i problemeve në funksionimin e deponisë rajonale Rusino është parashikuar me paratë e Bankës evropiane për rindërtim dhe zhvillim, paralajmëroi ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti pas takimit me kryetarin e Komunës së Gostivarit dhe udhëheqësinë e NP Rusino – Pollof. Prokurimi i mekanizimit do të ulë dukshëm shpenzimet e ndërmarrjes tha ministri.

Mexhiti përmedi se është informuar për situatën dhe për të parë më saktë gjendjen e deponisë dhe si mund të trajtohet.

“Ministria e Mjedisit Jetësor tashmë është duke zhvilluar një procedurë tenderimi me mjete nga BERZH, nga të cilat janë marrë 55 milionë euro. Një pjesë e mirë e tyre do të shkojnë edhe për deponinë Rusino. Ideja është që diku rreth muajit mars, gjithçka që deponia paguan aktualisht si outsourcing, të ketë si mekanizim të vetë”, tha Mexhiti.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo