ASK: Gjatë luftës në Kosovë janë vrarë 11 mijë e 417 persona, janë plagosur 6 mijë e 682 dhe janë zhdukur 1 mijë e 47 të tjerë

Agjencia e Statistikave të Kosovës, gjatë ditës së sotme i ka prezantuar rezultatet e para përfundimtare të regjistrimit të popullsisë.

Ndër tjerash ASK-ja ka njoftuar edhe për dëmet e luftës.

ASK-ja nga ‘‘Dëmet nga lufta 1998/1999 në Ekonomitë Familjare në nivel vendi’’, ka bërë të ditur se të vrarë gjithsej janë 11 mijë e 417.

Nga të cilët meshkuj janë 9630, ndërsa femra janë 1787.

Po ashtu, është bërë i ditur numri i të zhdukurve, ku gjithsej të tillë janë 1047.

Në prezantimin e të dhënave është dhënë detaje edhe për të plagosurit, ku të tillë gjithsej janë 6 mijë e 682.

Sa i përket të burgosurve, ASK-ja ka njoftuar se janë 3 mijë e 312.

Pos këtyre, ASK-ja ka publikuar edhe dëmet në lidhje me pronën.

ASK: Gjatë luftës në Kosovë janë vrarë 11 mijë e 417 persona, janë plagosur 6 mijë e 682 dhe janë zhdukur 1 mijë e 47 të tjerë