Rusët dhe kinezët kan sforcuar propagandën duke promovuar vizionin rus dhe kinez të rendit global

Skënder MULLIQI

Politika konsiderohet profesion fisnik.Por, më veprimet e mbrapshta të shumë njerëzve të politikës, po konsiderohet si punë e pistë , ku çdo gjë lejohet.Edhe pse nuk ishte dashur të jetë ashtu, për fat janë futur në lojë autokratet e ndryshem të cilët po përdorin dezinformata të koordinuara për qëllime të caktuara politike .Operacionet e shërbimeve të intelegjencës që i kan në përdorim janë bërë shumë të rrezikshme, sepse ato drejtohen për të arritur qëllime te caktuara politike dhe për përfitime ekonomike pushtuese .Shpesh këto shërbime secrete po minojnë rëndin e mbrendshem kushtetues të shteteve në botë , dhe po rrezikojnë edhe sigurinë kombëtare të tyre.Jo rrallë këto shërbime të forta , kanë bërë rrëzimin e shumë pushteteve për shkaqe ekspansioniste .Duke rrëzuar regjime nga pushteti, kan vu regjime kukulla për arritjën e kontrollit të plotë në atë shtet.Ky avantazh shpesh është i paligjshem dhe i rrezikshem për paqën,duke ndihmuar në instalimin e luftërave, për qëllime shitje armatimesh, dhe qëllime gjeostrategjike .Rusët dhe Kinezët kan sforcuar propagandën duke promovuar vizionin rus dhe kinez të rendit global .Ne Serbi eksponentë rusë të lojës luajnë prej tre dekadash e më shumë.Serbët janë popull që i shërbëhen Rusisë si shpëtim, kurse botën perëndimore e anatemojne, se nuk janë në gjendje të kuptojnë proceset globale.Një popull i ekspozuar interesave të ndikimit rus si serbët, nuk i kuptojnë interesat e veta dhe as të tjerëve .Propaganda ruse ka lëshuar rrënjë të forta në Serbi, duke mos kuptuar së kjo propagandë është sulm ndaj lirisë dhe demokracisë.Prandaj, duke depërtuar thëllë, ka bërë që Serbia të egersohet dhe trimerohet, për pushtimin e territoreve shqiptare dhe të tjerëve në Ballkan.Ky agresivitet i përbashkët ruso-serb, ka rezultuar më akte terroriste në Kosovë, për ndarje të saj.Rusia e Putinit e cila po humb ngadalë luftën në Ukrainë, ka mbetur si gusa në mjegull.Aleati i Rusisë Asad u largua më bisht nën shale nga Siria, se Putin nuk ishte në gjendje ta mbrojë.Rebelet shkuan deri në Damask.Diktatori rus për shumë kohë së bashku më Asadin kanë bërë zullum të madh në popullin sirian, duke përdorur edhe helme luftarake të ndaluara.Ai që luan në kartën ruse, delë humbës, si Asadi. Këtë lojë të Putinit në Serbi do të humbas edhe diktatori serb, Aleksander Vuqiq, i cili po luan në zjarr në rajonin e trazuar të Ballkanit.Nuk është e pamundur që krimineli i luftës, Vuqiq më kriminelet tjerë në pushtet, të pëson fatin e Qausheskut, kur dihet se ai po përballet më presion të madh nga Opozita serbe për shkak të gjendjës se keqe ekonomike dhe po akuzohet për tradhëti ndaj të Kosovës.Edhe, diqka kur jemi këtu.Propaganda që po e zhvillon Serbia ndaj BE-se dhe Amerikës , janë ndihmesë e madhe për opizitën në Serbi, e cila ka mundësi të përkrahet nga bashkësia ndërkombëtare. Shtrirja e dezinformatave antievropiane përmes propagandës së vazhdueshme është e rrezikshme. Po krijohet një sistem paralel i realitetit, përkatësisht ai nga ëndrra rusomadhe në Evropë. Pa hezitim, luftërat propagandistike ruse zhvillohen duke bindur serbët se e vërteta është në anën e tyre.Kjo po keqëson përditë gjendjen në rajon më tendecë të eskalimit të situatës edhe ashtu të brishtë.Ndërhyrja ruso-serbe aq brutale ndaj vendeve sovrane është jashtë qdo logjike te shëndoshë.Rusisë dhe Serbisë, ka ardhur koha tu tregohet vendi së nuk ka lojë më demokracinë, liritë elementare njerëzore dhe paqën në Evropë. Nëse bota demokratike nuk e ndalin propagandën ruse, por edhe ate kineze dhe nëse nuk e kuptojnë se si funksionon ajo, këtë gabim do ta paguajnë shtrenjtë, sepse po përpiqen të ruajnë status quo-në në gjendje lufte….!