Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, me bashkëpunëtorë, priti në takim kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmetin.
Në njoftim thuhet se Abdixhiku dhe Ahmeti diskutuan për zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut në një kohë kur stabiliteti dhe zhvillimi rajonal mbeten të rëndësishme për të dyja vendet.
Duke njohur kontributin e Ahmetit dhe të BDI-së për forcimin e rolit politik të shqiptarëve, Abdixhiku vlerësoi domosdoshmërinë e ruajtjes së të arriturave historike të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, si dhe forcimin e bashkëpunumit ndërshqiptar.
“Shqiptarët janë faktor vendimtar për stabilitetin dhe prosperitetin e Maqedonisë së Veriut. Gjuha shqipe dhe historia e shqiptarëve përbëjnë identitet të patjetërsueshëm”, theksoi Abdixhiku.
Ahmeti çmoi lart rolin historik të LDK-së dhe të Presidentit Rugova në pavarësimin e Kosovës dhe në ndërtimin e shtetit. Poashtu, Ahmeti vlerësoi lart lidershipin e kryetarit Abdixhiku në procesin e rikthimit të forcës elektorale të LDK-së, si dhe i uroi sukses në zgjedhjet e 9 shkurtit
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Presidentja e Kosovës pritet nga homologu hungarez në vizitën e parë të saj jashtë vendit, temë e takimit siguria e integrimet
- Aksion kundër prerjes ilegale të druve në Shtip, konfiskohen dru dhe automjete!
- Siljanovska-Davkova diskuton në Budapest për marrëdhëniet dypalëshe dhe integrimin evropian
- Nipi i Rexhep Selimit, mes 515 rekrutëve që u betuan si ushtarë të FSK-së
- “Fluturonte” me 194 km/h në autostradën Tetovë–Gostivar, policia arreston shoferin e Rolls-Royce
- Përmbysën vazot dhe stolat prej betoni para Kryeministrisë, policia ndërhyn për largimin e studentëve
- Me 1,82 promilë alkool në gjak, shkakton aksident me katër të lënduar dhe largohet nga vendi i ngjarjes!
- Betohen 515 rekrutë të FSK-së, gjenerata më e madhe deri më tani
- HIV në Maqedoninë e Veriut: 8 raste të reja brenda një muaji
- Mucunski udhëhoqi delegacionin qeveritar në shënimin e 23 Tetorit