Nuk ka më asnjë dyshim, Ardian Ismajli ka zgjedhur Napolin për të vijuar karrierën e tij. Pikëpyetja e vetme ka të bëjë me kohën dhe formulën e transferimit. Napoli kishte “rezervuar” Ismajlin në fund të këtij sezoni, kjo pasi në qershor 2025 qendërmbrojtësit kuqezi i përfundon kontrata e tij me Empolin, në këtë mënyrë do të transferohej falas, por emergjenca që Conte ka në prapavijë detyron Napolin të “djeg” etapat.
Il Mattino ka zbardhur lëvizjen e radhës të Napolit, me blutë që janë të gatshëm të përfshijnë lojtarë në këto negociata pasi është e qartë se presidenti Corsi nuk do ta lejojë Ismajlin të largohet në janar, nëse nuk gjen një opsion të ri të për mbrojtjen.
Gjithnjë sipas Il Mattino, Napoli është gati t’i jap Empolit në formë huazimi mbrojtësin Alessio Zerbin, anësorin “azzurr”. Ky i fundit pëlqehet shumë nga presidenti Corsi. Kjo lëvizje ka marrë edhe pëlqimin e lojtarit pasi tek Empoli do të gjente më shumë hapësira në raport me Napolin. E përditshmja italiane shton se palët kanë gjetur një akord total, mbetet vetëm të hapet merkato e janarit për të finalizuar transferimin e Ismajlit te Napoli.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Dështon marrëveshja për Kodin Zgjedhor, mbeten akuzat mes partive
- Deputetët sot vendosin për Llogarinë Përfundimtare të Buxhetit për vitin 2025
- Burri denoncon gruan për dhunë fizike
- Të dënuarit në Maqedoni angazhohen për shtatë ditë në pastrimin e rrugëve kryesore dhe rajonale
- Taravari: 80 për qind e qytetarëve s’i njohin as 2 ministra shqiptarë, s’kanë kurrfarë ndikimi
- Bilall Kasami nis ndërtimin e Kullës së Sahatit: “Po rikthejmë një simbol të historisë së Tetovës”
- Ish-ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri, në mbështetje të Rami Mislimit: Kërcënimet dhe fyerjet ndaj vajzës 2-vjeçare kaluan çdo kufi
- Kuzmanoska: Hapet thirrja për vende të reja pune, deri në 250.000 denarë mbështetje për punësim
- Nikolloski: Ndërtimi i hekurudhës së shpejtë në Korridorin 8 do të nis në fund të vitit
- Mickoski-Brojer: Maqedonia e Veriut dhe Gjermania drejt bashkëpunimit më të ngushtë ushtarak