“Nëse e doni aq shumë, pse e postoni në gjendje të tillë?”, Vesa Luma reagon pas videove me Parashqevi Simakut
Vesa Luma ka reaguar pas videos së Parashqevi Simakut, ku shihej duke kërkuar ndihmë, në një gjendje jo të mirë.
Ajo thotë se më e trishtueshme si kjo është etja e shumë shqiptarëve për ta parë në atë gjendje, duke përmendur rastin e gruas që e filmoi dhe ia dha një buzëkuq.
Tutje këngëtarja thekson se ‘mbase e doni aq shumë, përse e postoni në një gjendje të tillë”.
Postimi i plotë i Vesës (pa ndërhyrje):
“Po, shume e trishtueshme video e Parashqevi Simakut,por me e trishtueshme etja e shume shqiptareve per ta pare ne ate gjendje..zonja e huaj tu e ndjek neper metro e duke i dhene buzekuq -“vetem kete kam te me falesh” thoshte ajo zonja qe pa pike turpi e regjistronte me kamere pa e pyt e pa e marr aprovimin e saj…dhe me vrull gjithe portalet pas saj. Meqe e dashket aq shume,pse postoni ne gjendje te tille? Ajo mund te jete e varfer,po ju a e ushqyet shpirtin e uritur? Kur do te ngopeni? Jeta e gjithsecilit nga ne eshte drame ne vete – me uljet e ngritjet tona.. Asnje nga ne nuk e dijme se me cka na perplase jeta pas disa vitesh. Ruajeni shpirtin njerez ju lutem”.