Parashqevi Simaku këndoi sërish shqip.
Biznesmeni shqiptar Elton Ilirjani, i cili jeton prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka arritur të takohet me ikonën e muzikës shqipe, Parashqevi Simaku një natë më parë, ku kanë kaluar një darkë së bashku.
Ai ka ndarë video në rrjetet sociale, teksa Parashqevi Simaku këndon shqip me zërin e saj të paharrueshëm.
Në një nga videot, duket teksa Parashqevia këndon rreshtat e këngës ‘Globi, dhuratë për ditëlindje’, shkruan TCh