Toshkovski: Jemi në fazë shumë të hershme për të hyrë në detaje për hetimet në Këshillin gjyqësor

Vlerësojmë se jemi në një fazë të hershme për t’u futur detaje, ka thënë sot ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski në lidhje me hetimin në Këshillin gjyqësor.

Bëhet fjalë për ndërhyrje të MPB-së me urdhër të prokurorit publik.

“Pas informacioneve të marra nga MPB-ja ku ka indikacione për disa parregullsi, ndërsa me urdhër të prokurorit publik është vepruar nga ana e MPB-së”, theksoi ministri.

Në pyetjen se nga kush është denoncuar, nëse nga ndonjë informator apo nga kryeministri, Toshkovski është përgjigjur se nuk është i njohur me këtë.