Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, duke komentuar sot deklaratën e fundit të kryeministrit Hristijna Mickoski rreth procesit eurointegrues të vendit tha se, partia që ai drejton, por edhe koalicioni VLEN, do të insistojnë që negociatat për anëtarësim në BE, të fillojnë sa më shpejtë të jetë e mundur. Ai tha se, vendi nuk ka alternativë tjetër përpos anëtarësimit në union.
“Normalisht duhet ta kemi parasysh se ndryshimet kushtetuese pa partinë më të madhe maqedonase, që është VMRO-ja e cila ka 58 deputetë, është e pamundshme. Ne do të mundohemi si deri më tani edhe më tutje që të insistojmë që të mundësojmë fillojnë negociatat, sepse vazhdojmë të mendojmë se për Maqedoninë nuk ka tjetër opsion përveç rrugës evropiane e cila është gjëja më e mirë për të gjithë qytetarët që jetojnë dhe veprojnë në RMV”.
I pyetur rreth kërkesës së VLEN-it që procesi i negociatave të fillojë deri në fund të dhjetorit, Taravari tha se, ky ka qenë një ndër parimet kryesore të programit të tyre, megjithatë ai tha se, çfarë do lloj kombinimi pa VMRO-në nuk bëhen ndryshimet kushtetuese, duke pasur parasysh numrin e deputetëve.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Shpallen vende të reja pune në tri ministri, ja çfarë rroga ofrohen!
- Tre vajzat në Fier dhunuan shoqen dhe e filmuan, policia i merr në hetim
- Miteva: Qeveria mori vendim për ndërprerjen e mandatit të kryetarit të Komunës së Bërvenicës në përputhje me dispozitat ligjore
- Protesta e 4 korrikut dhe incidentet e dhunshme në komisariatin 3/ Arrestohet 1 person, procedohen 7 të tjerë
- Vdekja e Agan Asanit, shoferi i makinës rezulton pozitiv në lëndë narkotike
- Qyteti i Shkupit do të dhurojë 1,2 milionë denarë për Venezuelën
- Përfshihet nga flakët një automjet në lëvizje në Cërrik, shkrumbohet i gjithi, shpëton drejtuesja
- Çair: Vazhdojnë punimet për rekonstruimin e rrugës “Ferid Murati”
- Fermeri ia publikon Adriana Matoshit dokumentin ku vajza e saj u kap me drogë: Unë nuk e helmoj popullin tim
- VMRO-DPMNE kërkon që opozita të dakordohet për ndryshimet në Kodin Zgjedhor