Një fëmijë tre vjeçar është sjellë dje në spitalin e Kumanovës pasi është helmuar me një sasi të madhe tabletash.
“Me datë 13.12.2024 në ora 17:08 në SPB Kumanovë, nga Spitali i Përgjithshëm Kumanovë, është raportuar se tek ta është sjellë një fëmijë trevjeçar nga Kumanova, i cili është helmuar pasi ka pirë një sasi të madhe tabletash”, njoftojnë nga MPB.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë zyrtarë policorë nga SPB Kumanovë dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.