Ligji i ri për Punë të Jashtme! Mucunski: Profesionalizimi i diplomacisë!

Ministria e Jashtme posedon indikacione serioze për keqpërdorimin e mjeteve publike në rastin me Ambasadorin e Maqedonisë në OKB, Ljubomir Fërçkovskin, tha Ministri I Jashtëm, Timço Mucunski në press-konferencë e sotme.

Sipas tij dëmi është me 6 shifra në euro, por nuk dha detaje tjera derisa vijon procedura. Sipas Mucunskit, pikërisht keqpërdorimet janë një ndër arsyet për nevojën e ligjit të ri për Ministrinë e Jashtme.

Sipas ndryshimeve ligjore, në diplomaci do të rritet përqindja e diplomatëve të emëruar nga radhët e profesionistëve. Mandati diplomatik rritet nga tre në katër vite, kurse Maqedonia e Veriut do të ketë përfaqësues të posaçëm për nevoja të veçanta dhe në interes të vendit.

Zgidhja e re ligjore parshikon ndryshime edhe në pjesën e tregtisë së jashtme, kompetencë që MPJ-ja e mori me riorganizimin e Qeverisë.