Manchester United ka identifikuar pesë lojtarë të cilët mund të zëvendësojnë Marcus Rashford nëse ai vendos të largohet nga klubi.
27-vjeçari e nisi si titullar në fitoren me rezultat 2-1 ndaj Viktoria Plzen në Ligën e Evropës, por u largua nga loja pas 56 minutash, me zëvendësuesin e tij Rasmus Hojlund që shënoi dy gola për t’i dhuruar ekipit të Ruben Amorim tri pikë në Çeki.
Që prej ardhjes së Amorim në nëntor, Rashford ka shënuar tre gola, ku dy prej tyre erdhën ndaj Evertonit ndërsa një tjetër ndaj Ipswich Town.
Më herët gjatë kësaj jave, një raportim nga The Telegraph sugjeroi se Unitedi mund të jetë i hapur për shitjen e Rashfordit.
Reprezentuesi anglez është lidhur me një kalim të mundshëm tek PSG-ja ose në Arabinë Saudite, pasi transferimi në një klub tjetër anglez nuk duket i mundshëm.
‘Djajtë e Kuq’ kanë përgatitur një listë të ngushtë prej pesë lojtarësh të cilët mund ta zëvendësojnë Rashfordin.
Pesë lojtarët e përmendur janë Victor Osimhen, Viktor Gyokeres, Dusan Vlahovic, Evan Ferguson dhe Kenan Yildiz sipas CaughtOffside.
Nga të gjithë këta lojtarë të përmendur, opsioni më i mundshëm është Gyokeres për shkak se Amorim tashmë e njeh profilin e tij pasi kanë punuar së bashku tek Sporting Lisbona.