Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, gjatë një interviste në emisionin “Rrjedha” të Rron Gjinovcit në Kosovë, deklaroi se gjuha shqipe nuk ka statusin e merituar në Maqedoninë e Veriut. Mexhiti e cilësoi si ofenduese për shqiptarët faktin që gjuha shqipe përkufizohet si “gjuha që flitet nga 20 për qind”, sipas Kushtetutës dhe Ligjit për gjuhët.
“Është term ofendues për shqiptarët. Me serbët në Kosovë, që janë 3-4 për qind, gjuha e tyre është zyrtare në tërësi. Ndërsa tek ne, shqipja mbetet ‘gjuha e përqindëshit’. Të gjithë e dinë se bëhet fjalë për gjuhën shqipe, por në Kushtetutë nuk shkruan ashtu,” deklaroi Mexhiti.
Ai theksoi se pavarësisht problematikave me formulimet kushtetuese dhe ligjore, gjuha shqipe mbetet kategori kushtetuese dhe është mbi çdo ligj të miratuar. Mexhiti theksoi rëndësinë e riformulimit të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat të shqiptarëve në administratën publike, duke nënvizuar se edhe në rastet kur mekanizmat ligjorë sfidohen, kategori të tilla kushtetuese mbeten të paprekura.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Biznesmeni Valon Lluka mbetet në qeli, refuzohet ankesa e mbrojtjes
- Janevska në Bruksel: E kemi nxitur veprimtarinë kombëtare shkencoro-kërkimore, tani po punojmë për ndërlidhjen rajonale dhe globale
- Deçan: Një qytetar në pranga, dyshohet se shtiu në drejtim të disa personave
- Agim Islami me shëndet të rënduar! Dauti kërkon trajtim më serioz, druhet nga përsëritja e rastit të Rexhail Qerimit
- Nga teoritë konspirative në TikTok te dhunimi i Ramës në 97-ën, çfarë shikonte Berisha në iPad gjatë kaosit në Kuvend?
- Gjykatat në krizë të thellë, gjyqtarët alarmojnë: Reformat mbetën vetëm në letër
- U arrestuan në protestë, Gjykata liron 8 të miturit: Arrestimi ishte i paligjshëm
- Kaos në Kuvend, përplasje fizike dhe ofendime, salla kthehet në “arenë”, Noka dhe Kreka mësyjnë drejt deputetëve të PS. Berisha “dirigjon” nga vendi, seanca mbyllet mes tensioneve
- 34 kadetë betohen në Akademinë Ushtarake, nisin rrugëtimin drejt profesionit të oficerit
- Merz pas samitit në Budvë: BE duhet të “shtohet”nëse do të perceptohet si faktor fuqie në botë – Ballkani Perëndimor ta ndjek Malin e Zi