Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, gjatë një interviste në emisionin “Rrjedha” të Rron Gjinovcit në Kosovë, kritikoi ashpër transformimin e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) dhe drejtimin aktual të saj.
“Kam qenë pjesë e BDI-së që nga dita e parë, por ajo ishte BDI e idealeve, e UÇK-së dhe e investimit të shqiptarëve. Jo kjo BDI e sotme, që me mendjen e Artanit është shndërruar në shërbyese të Sasho Mijallkovit dhe Nikolla Gruevskit, kasapëve të shqiptarëve,” deklaroi Mexhiti.
Ai akuzoi drejtimin aktual të BDI-së se ka dalë kundër interesave amerikane dhe ka humbur frymën e saj të parë. “Kjo BDI sot është anti-amerikane, dhe këtë e vërteton fakti që gjysma e Frontit Evropian janë në listat e zeza amerikane,” shtoi ai.
Deklaratat e Mexhitit ngrenë pikëpyetje mbi rrugën politike të BDI-së dhe pozicionimin e saj në raport me idealet e së kaluarës dhe aleatët strategjikë ndërkombëtarë.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Qyteti i Shkupit do të dhurojë 1,2 milionë denarë për Venezuelën
- Përfshihet nga flakët një automjet në lëvizje në Cërrik, shkrumbohet i gjithi, shpëton drejtuesja
- Çair: Vazhdojnë punimet për rekonstruimin e rrugës “Ferid Murati”
- Fermeri ia publikon Adriana Matoshit dokumentin ku vajza e saj u kap me drogë: Unë nuk e helmoj popullin tim
- VMRO-DPMNE kërkon që opozita të dakordohet për ndryshimet në Kodin Zgjedhor
- Sherr me thika e mjete të forta në Tiranë, pranga tre personave, Policia zbardh ngjarjen
- Miliona nga Serbia për të akuzuarin e sulmit në Banjskë – njohësit paralajmërojnë pasoja ndërkombëtare për Serbinë!
- Zekolli-Shaqiri: BDI e shfrytëzoi autostradën Shkup-Bllacë për vota! Për VLEN-in patriotizmi matet me punë
- Shabani me ujë ‘Rugova’ në tavolinë: Prioritet mbetet kujdesi për ushtrinë
- 23-vjeçarja nga Maqedonia e Veriut gjendet e vdekur në një banesë në Selanik