Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, në emisionin “Rrjedha” të Rron Gjinovcit në Kosovë, ka bërë të ditur planin e qeverisë për ndarjen e buxhetit për komunat shqiptare dhe ato maqedonase, duke theksuar balancimin e investimeve.
“Kjo qeveri do të ndajë 1 miliardë euro për komunat, ku 30 përqindëshi do të shkojë për komunat shqiptare, pra 300 milionë euro do të adresohen për problemet reale të qytetarëve shqiptarë. Në këtë gjysmë viti, janë ndarë 100 milionë euro për komunat në përgjithësi, ku rreth 30 milionë euro i kanë takuar komunave shqiptare,” theksoi Mexhiti.
Ai shtoi se përveç kësaj shume, janë ndarë edhe fonde shtesë për projekte të rëndësishme: “35 milionë euro për ndërtimin e Universitetit ‘Nënë Tereza’ në Shkup dhe 20 milionë euro për sheshin ‘Skënderbe’. Gjithsej, janë mbi 80 milionë euro buxhet të ndarë, që nënkupton një trajtim të barabartë me komunat maqedonase.”
Mexhiti vlerësoi se ky është një hap i rëndësishëm për përmirësimin e infrastrukturës dhe cilësisë së jetës në komunat shqiptare, duke forcuar barazinë buxhetore në Maqedoninë e Veriut.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Bytyqi: E vetmja gjë e qëndrueshme në politikën ekonomike të Qeverisë është paqëndrueshmëria e planeve buxhetore
- Gruеvski fotografohet në një restorant në Budapest
- Ia mori jetën vëllait në Bokshiq të Klinës, aktakuzë ndaj të dyshuarit
- Dimitrieska-Koçoska: Me ribalancin bëjmë korrigjime në përputhje me kushtet reale ekonomike – qëllimi ynë është që buxheti të mbetet i qëndrueshëm dhe zhvillimor
- Rama përsërit ftesën për dialog me protestuesit, këtë herë i vendos ftesat mbi stola guri
- Gazetari Lutfi Dervishi ligjëroi në Universitetin e Tetovës mbi mendimin kritik dhe verifikimin e informacionit në epokën digjitale
- Deputeti i Vetëvendosjes sulmon Ramën: Po mendon se është kryeministër në Rusi
- Rishikohet Buxheti, ulen të ardhurat dhe shpenzimet me nga 5,3 miliardë denarë
- Sali me Boland për përfshirjen e qytetarëve dhe partnerëve socialë në integrimin evropian
- Mbyllet qetë dita e 9-të e protestës/ Pak incidente përpara Kryeministrisë, protestuesit paralajmërojnë tubim para Kuvendit. Reagon OSBE