Ndonëse shënoi herët në minutën e pestë golin e epërsisë 1:0 ndaj Bayern Munchenit, Shakhtar Donetsku pësoi disfatë të thellë me rezultatin 5:1.
Ndeshja Shakhtar – Bayern u zhvillua të martën në Gelsenkirchen dhe i takoi xhiros së gjashtë të Ligës së Kampionëve.
Konrad Laimer në minutën e 11-të shënoi golin për barazimin 1:1, ndërsa bavarezët në epërsi 2:1 kaluan në minutën e 45-të. Golin e epërsisë e shënoi Thomas Muller. Dy golat tjerë gjiganti gjerman i shënoi në pjesën e dytë. Në minutën e 70-të, Michael Olise shënoi nga penalltia për 3:1, kurse Jamal Musiala për 4:1 në minutën e 87-të. Olise shënoi edhe golin e dytë personal dhe të pestin për Bayernin. Ai realizoi në minutën e 93-të.
Bayerni zë vendin e tetë me 12 pikë, kurse Shakhtari në pozitë ne 27-të me katër pikë.