Osmani: Vazhdimi i seancës për kushtetutshmërinë e Ligjit për gjuhët është i papranueshëm

Bujar Osmani pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për anulimin e seancës, tha se do të dalim kundër çdo vazhdimi të seancës për kushtetutshmërisë për përdorimin e gjuhës shqipe

“Si përfaqësues legjitim të shqiptarëve, dënojmë vazhdimin e seancës në Gjykatën Kushtetuese. Në një shtet multietnik nuk guxon të merren vendime me përbërje monoetnike.

Në emër të popullit shqiptarë për ne është e papranueshme çdo vendim tjetër, përpos refuzimit të 13 iniciativave për kushtetutshmërisë së ligjit për përdorimin e gjithëve.

Vazhdimi i seancës është palejuar. Kjo shumë ngjason me seancën e 17 tetorit kur Gjykata Kushtetuese abrogoi identifikimin etnik të qytetarëve, që është pjesë e Marrëveshjes së Ohrit, dhe duke shtyrë seancat dhe më pas duke i ekzekutuar vendimet ashtu siç i kishin dizajnuar më herët”, tha Osmani.

Osmani shtoi se sa herë që do të ketë seancë ne do të jemi këtu për ta mbrojtur gjuhën shqipe.

Ai the sa ka marrë mesazhe nga qytetarët të etnive të ndryshme që në këtë periudhë nuk duhet të ketë kthim të temave të vjetra.