Nuk kishte si mbyllej më mirë se kaq.Plot shtatë gola kundër Draçevo Junior për ti dhënë një fitore klasi skuadrës Shkëndija U 14 në ndeshjen e fundit të.këtij sezoni informon Tetovasot.
Të zgjedhurit e Gayur Recep patën një performancë të shkëlqyer që rezultoi me shtatë gola, por spektakli ishte te loja me pasime të pafundme .Ata kontrolluan krejt lojën duke mos u lënë hapësira kundërshtarëve nga kryeqyteti të bëjnë asgjë.
Puna e trenerit Gayur Recep po jep frytet e veta mes shumë talentësh që janë promovuar këtë vit në një format tjetër ,atë që kërkon vetë futbolli i vërtetë.
Në Ligën regjionale Shkup Shkëndija U 14 në sezonin pranverore ka një orar më të lehtë sepse të gjitha derbit i pret në shtëpi.TS