Në Politikë nuk ka pasur, nuk ka dhe nuk duhet të ketë politikan të pazëvendësueshëm

Ejup Berisha

Në përdirshmëri ka ngjarje, fenomene dhe realitete të çuditshme. Por ka edhe individ shumë të çuditshëm pasiqë
të njëjtët mendojnë se janë specie shumë specifike e të veçanta apo këta mendojnë se pa ta nuk funkcionon dhe nuk do të funkciononte asgjë në shoqëri dhe në shtetet. Të njëjtët çuditërisht mendojnë se janë unikat dhe të pazëvendësuesheshëm. Këta me këtë rast kanë bindje tepër të
gabuara apo ata gabojnë sa janë
të gjatë me trupat e tyre. Këtyre duhet thënë se e kanë plotësisht gabim apo se në shkallë të fundit gabojnë 100 përqind. Pra këto bindje të tyre janë plotësisht të pavend dhe të njëjtat nuk përkojnë asesi me realitetin objektiv. Prandaj për hirë të realitet dhe objektivitetit duhet theksuar se nuk ka njerez te pazevendesueshem apo se të gjithë janë të zëvendësueshëm.Vetëm i madhi Zot është i pazë
vendësueshëm. Prandaj vetëm atë si krijuesin e botës dhe njerëzimit nuk ka mundur dhe nuk mund ta zëvendëson askush ndërsa të gjithë krijesat e tij janë të zëvendësueshme. Edhe në aktivitetin më kompleks njerëzor dhe shoqëror siç është politika vlenë e njejta gjë. Edhe aty nuk ka politikan të pazëvendësueshëm që do të thotë se të gjithë politikanët qofshin meshkuj apo dhe femra pa varësishtë bindjeve dhe orientimeve të tyre pas një periudhe të caktuar kohore mund apo dhe duhet detyrimisht të zëvendësohen nga politika. Ata politikan që mendojnë se janë të pa zëvendesueshëm o janë shume të dashuruar ne vetvete, o kane probleme me vetveten apo këta janë tepër larg logjikës së shëndoshë. Dhe si duket individët e tillë në politikë vuajnë nga të gjitha negativitetet e theksuara më lartë. Apo edhe duhet thënë se të njëjtët janë viktima të të mitit të pazëvendësueshmërisë. Shoqëritë dhe shtetet e zhvilluara dhe të përparuara kur ka ardhur koha dhe momenti edhe politikanëve të cilët kanë dhënë kontribut tejet të madh, të rëndësishëm dhe të çmueshëm për të mirën e shtetit dhe të qytetarëve kanë ditur tu thonë lamtumirë edhe këtyre individëve. Kështu veprojnë njerëzit e mençur dhe me largpamësi ndërsa këtu te ne deri para 6 muajve nuk ndodhte një gjë e tillë.Te ne për çudi disa politikanë më shumë se tre dekada janë akoma aktiv në politikë dhe fatkeqsishtë të njëjtët nuk kanë bërë asnjë vepër dhe punë të mirë as për qytetarët e as për shtetin. Dhe fatkeqsisht këtyre nuk ka kush që tu thotë Ndalni më apo Mjaft më e ikni nga skena politike sepse ju me asgjë nuk e keni arsyetuar dhe nuk e arsyetoni praninë tuaj në politikën e vendit apo se aspak nuk e meritoni angazhimin tuaj në të. Prandaj këtij lloji të politikanëve u duhet një mësim i mirë apo këtyre
duhet përkujtuar se e kanë gabim nëse mendojnë se janë të pazëvendësueshëm sepse politikan të tillë nuk ka pasur, nuk ka dhe nuk do të ketë.Dhe do të themë se sa më shpesh që zëvendësohen politikanët ambienti politik do të jetë më i pranueshëm, më interesant më tërheqës dhe më produktiv. Dhe për fund të largosh politikan të pazotë, parazit dhe shkurtpamës nga politika është obligim dhe një lloj patriotizmi qytetar.