Man City barazon me Crystal Palace

Manchester City po vazhdon me krizën e rezultateve kohët e fundit.

Pas fitores ndaj Nottingham Forestit në mesjavë, sot Manchester City u ndal me barazim 2:2 në udhëtim ndaj Crystal Palace.

Munoz kaloi vendasit në epërsi në minutën e katërt të ndeshjes, shkruan Gazeta Express.

Erling Haaland barazoi rezultatin në minutën e 30-të.

Në të 57-tën Lacroix riktheu epërsinë e Crystal Palace, por 11 minuta më vonë, Manchester City barazoi sërish rezultatin nëpërmjet Lewis.

Me këtë barazim, Manchester City tani ka 27 pikë në vendin e katërt, kurse Crystal Palace mbetet i 16-ti me 13 pikë të grumbulluara.