Lustracioni kusht për mbijetesën e shtetit të Kosovës?!

Skënder MULLIQI

Kan kaluar 25 vjet nga fillimi i agresionit të përgjakshem serbomadh në Kosovë.Plot 25 vite nga fitorja e lavdishme në luftën mbrojtëse , të drejtë të Atdheut.Por shtrohet pyetja logjike , a është kjo e dukshme në jetën politike, publike , kulturore të popullit dhe të shtetit të Kosovës?Jo.Të krijohet përshtypja se jemi humbës në luftë, se jemi pakicë në vendin tonë.Janë eleminuar nga skena politike intelektualët- njerëzit e devotshem më gënjeshtra e shpifje , të pa fije turpi. Mos unitet deri në skajshmëri të spektrit politike në Kosovë,që ka reflektuar keq edhe të populli. Ishin dhe ende janë në pushtetet e pasluftës shumë nga strukturat politike projugosllave , të cilëve është duke ju pa sherr i madh në të gjitha planet.Zgjedhjet nacionale dhe zgjedhjet locale nuk prodhuan zgjidhje adekuate, më shumë ishin të dëmshme , se të dobishme për qytetarët e dalë të lodhur nga flakët e luftës çlirimtare, , pas shumë vitesh të okupimit nga serbosllavia.Zgjedhjet u karekterizuan më shumë të dobëta se sa të mira, ishin mëndjelehta dhe dilentantiste, më nipër dhe fëmijët e atyre që u ngjizën në komunizimin jugosllav.Kishte vakum mes mandatit të tyre teknik dhe zbatimit të vullnetit electoral të popullit.Këtë logjikë të ngjizur nga kominizmi e forcuan edhe më shumë disa media, të cilat kërcënuan seriozisht themelet e demokracisë të brishtë të shetit dhe rendin juridik.Mos të flasim për mirëqenjen e përgjithshme të pritur, që ishte në nivel të ulë, siq ishin të gjitha proceset zhvillimore.Kjo edhe për arsyen së në pushtetet e pasluftës nuk bë ligji i lustracionit, apo hapja e dosjeve politike, shumë e domosdoshme dhe si kusht që është për tu bërë pjesë e strukturës të BE-së.Nomenklatura ish komuniste duket së është ende e fortë dhe kjo nomunklaturë sigurisht së nuk është e interesuar për progres, apo më mirë më thënë është e interesuar për dështim të shetit të Kosovës. Lufta çlirimtare e bë për mbrojtjën e interesave jetike kombëtare,dhe nese analizojmë sjelljen e disa mediave , forcat dhe mjetet kemi përvijim të qartë.Shihet qartë prania e atyre që, në mënyrën të planifikuar dhe organizuar, krijuan një “aristokraci të kuqe” nga fëmijët dhe nipërit e tyre. “Aristokracia” e cila, në kulmin e dekadencës së saj perverse, shkatërron çdo gjë shqiptare .Ata janë kërcënim serioz për të ardhmën e shtetit të ri të Kosovës.Kanë krijuar në disa parti politike rreth vicioz, ku idealistet natyrisht së nuk po kanë vend.Dhe, kjo ka ndikuar në demoralizimin e shumicës , duke shtruar pyetjën, se për çka luftuam se?Sigurisht se jo për mbeturinat e ish komunizmit jugosllavë nëper parti politike dhe në pushtet.Prandaj, ligji i Lustracionit është domosdoshmëri apo edhe ka qenë moti, nese dëshirojmë progresin dhe të mirën e Atdheut dhe Kombit.LUSTRACIONI, jo si akt hakmarrjeje, por si thyerje civilizuese me ideologjinë e dështuar kriminale , që u krye historikisht mbi shqiptarët nga dora e terrorit të kuq!! Më shumë se kurrë në histori, domosdoshmëria e këtij procesi është evidente.Ata që nuk kan devotshmëri për identitetin kombëtar, nuk i duhen shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës.Rrënjet e se keqës duhet të hiqën për të mirën e gjeneratave te reja të pa djallëzuara që janë.Nuk rrezikohet e ardhmja e fëmijëve dhe nipërve, popullit shqiptarë dhe vendit .Kush është gati që në emër të gënjeshtrës, mashtrimit dhe iluzionit të përjetojë sërish kalvarin e terrorit komunist?!Askush. Ata që duan fëmijët dhe nipërit e tyre, popullin dhe atdheun e tyre, duhet të ngrihen në emër të dhënies fund të kësaj tiranie, duhet të marrin pjesën e tyre të përgjegjësisë ! Kush tjetër, pas gjithë këtyre njohurive të vërtetuara, duhet të bindet se LUSTRIMI është një domosdoshmëri?! Nuk duhet lejuar që ” elita e kuqe projugosllave” të shkelin të gjitha kriteret dhe normat qytetëruese! Jo që është bërë mjaftë por është bërë e tepruar!