Skënder MULLIQI
I ashtuquajtiri “non paper” që kishte bërë jehonë ,të sllovenit Janez Jansha para disa vitësh, për ndryshim kufijsh , kishte ngritur një pluhur të madh në Ballkan. Kjo ide ka mbetur diku në sirtaret e amerikaneve pajtues më këtë ide, Bollton- i cili ishte dorëhequr nga posti i sekretarit te shtetit, dhe Grenelit më qendrim proserb, emisar special për Kosovën ,për qka ishte pajtuar edhe Serbia e Vuqiqit , me Thaqin dhe Ramen.Ne mos zbatimin e shkëmbimeve territoriale , bënë ndryshimet që ndodhën në kreun e Amerikës, më ardhjën në pushtet të demokratit, Joe Bajden.Natyrisht së këtë ide ne Evrope e përjashtoj nga plani politik kancelarja gjermane Angela Merkel. Non-paper, kishte sjellur shqëtësim të Berlini zyrtar, pikërisht të Angela Merkel, që ishte për stabilitet politikë të Ballkanit. Reakcioni i Berlinit ishte i madh lidhur më këtë temë shumë të ndieshme për Ballkanin, i cili shtet kishte insistuar për mos ndryshim të kufijve actual në Ballkanin Perëndimor.Në këtë dokument që as sot nuk i dihet prejardhja , ishte hedhur teza për Serbi të Madhe, Shqipëri të Madhe dhe Kroaci të Madhe, që kishte zgjuar ndjenjat nga e kaluara në Ballkan, duke përshkruar të ashuquajturin non-paper si porosi të keqe për të ardhmën e rajonit.Zbatimi i këtij propozimi do të sjellte konflikte brutale nderetnike .Ky dokument kishte rrjedhë në kohen kur Sllovenia kishte marrë udhëheqjen me Këshillin e Evropës, më focus për gjendjen në Ballkan.Atëherë thuhej se Jansha ishte vetëm një postier , i cili edhe mbante lidhje më hungarezin, Viktor Orban, por edhe më presidentin serb, Aleksander Vuqiq, që të dytë këta për të futur ndikimin në Ballkan, dhe që do të kishin pasur dobi nga shkëmbimet territorale për vendet e tyre.Shumë njerëz më ndikim të politikës evropiane edhe kishin paralajmëruar për rrezikun e zbatimit të kësaj ideje.Ata kishin theksuar si domosdoshmëri bashkëpunimet rajonale dhe demokracinë, të cilat do të cenoheshin nga ideja për shtete të pastra etnike.E përmenda atë kohë, për faktin se kjo ide ka mundësi reale të plasohet sipas shumë njohëseve të politikës, nga administrata e re e presidentit Donald Trump.Por, që mendohet prap nga shumë kush se kjo ide nuk do të pranohet nga shumica e shteteve te BE-se, e më zëshmja do të jetë serish Gjermania, e cila mban një kurs stabil të politikave ndërkombëtare.Kjo ide e shkëmbimeve territoriale apo ndryshim kufijsh në rajon, do të tërhiqte kriza të reja deri të lufta .BE-ja dhe Amerika ishte dashur të mbajnë qëndrim të fortë kunder ideve të tilla fashiste .Politika ndaj BH dhe Kosovës , ku Serbia synon ndryshim kufijsh më dhunë, ishte dashur të jetë e qartë gjithnjë në focus të ngjarjeve, që po zvillohen nga Dodik dhe Vuqiqi, të cilët po bazohen në ndihmen e Rusisë për formimin e Serbisë të Madhe-botës serbe.Faktori politik shqiptarë duhet gjithësesi të shmang lojërat e tilla antishqiptare që po luhen nga Putini dhe Vuqiqi dhe aleatet e tyre.Duke mbrojtur interesat e shtetit të Kosovës, mbrohen interesat e shqiptarëve në Ballkanin Perëndimor.Tezat e shkëmbimeve territoriale, apo ndarja mbi baza etnike, sigurisht së nuk janë në interesat tona nacionale.