Në Manastir janë gjetur mbi 100 pushkë nga luftërat ballkanike

Punëtorët të cilët po kryejnë punë ndërtimore për ndërtimin e një shtëpie të re zjarrfikëse në Manastir, gjatë gërmimeve gjetën mbi 100 pushkë të cilat datojnë nga periudha e luftërave ballkanike.

Në hapësirën e ish kazermës, në lokacionin ku Komuna e Manastirit e filloi ndërtimin e shtëpisë së re zjarrfikëse, është gjetur sasi më e madhe e armëve, për çka punët ndërtimore janë ndërprerë përkohësisht, ndërsa mbikëqyrje në teren kreu kryetari Toni Konjanovski.

“Kontraktuesi i punimeve të ndërtimit në lokacionin ku supozohet të ‘mbijë’ godina e re zjarrfikëse është gjetur një sasi e madhe armësh të lehta. Aktualisht aktivitetet janë pezulluar. Sipas rregullores është raportuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim. Ne pamë disa nga armët, kryesisht pushkë, mbi 100 copë që u nxorrën në këtë lokacion. Sipas deklaratës së tyre, ato datojnë nga periudha e Luftërave Ballkanike. Ju e dini që Manastiri edhe si territor edhe si rajon ka qenë një nga vendet më të bombarduara gjatë Luftërave Ballkanike dhe Luftës së Parë Botërore, kështu që kjo nuk është e pazakontë. Aktivitetet ndërpriten derisa të sigurohet ky lokacion ashtu siç duhet dhe siç kërkohet me ligj”, tha Konjanovski gjatë mbikëqyrjes së sotme në terren.

Kryetari Konjanovski dhe përfaqësuesit e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim paralajmëruan aktivitete të organizuara edukative në bashkëpunim me institucionet edukuese – arsimore, me qëllim të edukimit të të rinjve për mënyrën e veprimit dhe denoncimit adekuat në rast se gjejnë armë të vjetra në disa lokacione.

Në Manastir janë gjetur mbi 100 pushkë nga luftërat ballkanike

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo