Gazeta e njohur gjermane habit për Granit Xhakën, kjo është nota mesatare

Dy yjet e kombëtares së Zvicrës në 11-shin më të mirë të prestigjiozes gjermane “Kicker” për këtë sezon.

“Nderim i madh për Gregor Kobelin dhe Granit Xhakën:

Dy yjet e kombëtares në njëmbëdhjetëshin e Bundesligës së sezonit sipas “Kicker””, shkruan mediumi zviceran “Blick”.

closevolume_off
“Dy zviceranë janë në skuadrën e Bundesligës për sezonin 23/24 të revistës gjermane të futbollit “Kicker”.

Në portë është portieri i kombëtares, Gregor Kobel (26) dhe Granit Xhaka (31) në mesfushë.

Kobel, fitoi vendin e tij në ekipin e sezonit me një notë mesatare prej 2.75. Edhe më i mirë ai i kapitenit të kombëtares, Granit Xhaka: 2.63.

Xhaka luajti 33 ndeshje për Bayer Leverkusen, duke kontribuar gjithashtu me tre gola në kampionatin e parë në historinë e klubit

Xhaka tani është një nga gjashtë lojtarët e Leverkusenit që hynë në përzgjedhje”, shkruan mediumi zviceran.

Gregor Kobel (Borussia Dortmund, nota mesatare: 2.75)

Mbrojtje

Jeremie Frimpong (Bayer Leverkusen, nota mesatare 2.68)
Waldemar Anton (VfB Stuttgart, nota mesatare 2.94)
Jonathan Tah (Bayer Leverkusen, nota mesatare 2.55)
Alejandro Grimaldo (Bayer Leverkusen, nota mesatare 2.57)

Mesfusha

Exequiel Palacios (Bayer Leverkusen, nota mesatare 2.52)
Granit Xhaka (Bayer Leverkusen, nota mesatare 2.63)
Florian Wirtz (Bayer Leverkusen, nota mesatare 2.24)
Jan-Niklas Beste (1. FC Heidenheim, nota mesatare 3.07)

Sulmi

Serhou Guirassy (VfB Stuttgart, nota mesatare 2.75)
Harry Kane (FC Bayern Munich, nota mesatare 2.75)