Në janar, eksperti mjekësor që ekzaminoi trupin e pajetë të Matthew Perry vendosi se aktori ndërroi jetë nga efektet akute të ketaminës dhe nuk kishte nevojë për hetime të mëtejshme.
Shumica e agjencive ndërkombëtare shkruan se çështja e vdekjes së tij tashmë është mbyllur. Megjithatë, hetimet vazhduan.
Autoritetet që hetojnë vdekjen e Matthew Perry po vazhdojnë të vënë në dyshim se kush e furnizoi aktorin me ketaminë.
Chandler nga “Friends” u gjet i vdekur në xhakuzin e shtëpisë së tij në Los Angeles më 28 tetor 2023, në moshën 54-vjeçare. Shkaku i vdekjes së tij iu atribuua një aksidenti nga efektet akute të ketaminës, me testet toksikologjike që zbuluan se ai kishte një sasi të madhe ketamine në trup nga e cila mund të ketë ndërruar jetë.
Sipas Mirror, Departamenti i Policisë së Los Angeles dhe Administrata e Zbatimit të Drogës po hetojnë se ku e mori Matthew ketaminën, kush e furnizoi atë dhe në çfarë rrethanash?
Hetimi ka vazhduar prej muajsh dhe TMZ raportoi se figura të ndryshme të Hollywood janë thirrur për të dhënë dëshmi. Hulumtuesit kanë kontaktuar personazhe të njohur të cilët kanë një histori të përdorimit ose abuzimit të drogës.