Në Kompleksin e klinikave “Nëna Terezë” në Shkup ka ndërruar jetë i dënuari I.A. (65) nga Tetova, i cili vuante dënimin në Institucionin Ndëshkues – Korrigjues Burgu Idrizovë, ndërsa i cili më parë ishte sjellë me gjendje të vështirësuar shëndetësore.
Siç bëri të ditur MPB, rasti ishte denoncuar mbrëmë, në orën 02.30 pas mesnate në SPB Shkup.
Me urdhër të Prokurorit publik trupi i të ndjerit ishte dhënë në autopsi.