Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho gjatë ditës së sotme ka marrë pasaportën shqiptare.
Por jo vetëm Sylvinho, por edhe ndihmësit e tij, Zabaleta dhe Doriva janë pajisur me pasaporta shqiptare.
Të tre janë regjistruar si banorë në qytetin e Lushnjes, saktësisht në lagjen “Çlirimi”.
Trajneri brazilian që nga marrja në detyrë të Kombëtares është duke jetuar në Shqipëri.
Ai është bërë tejet i dashur për popullin shqiptar me rezultatet e arritura me kombëtaren.
Për herë të dytë në histori, Shqipëria do të marr pjesë në një Evropian.
Këtë vit do të mbahet në Gjermani dhe bën pjesë në grupi B së bashku me Italinë, Kroacinë dhe Spanjën.