Konfirmohet lufta e radhës e Tyson Fury
Pak ditë pasi u mposht nga Oleksandr Usyk, boksieri Tyson Fury e ka mësuar luftën e tij të radhës.
Fury njoftoi menjëherë pas meçit se donte të aktivizonte klauzolën e tij të revanshit për t’u përballur me Usyk në muajin tetor.
Nuk kishte asnjë konfirmim që një klauzolë e tillë të vihej në veprim deri të martën por promovuesi i tij Frank Warren tani ka njoftuar se Fury me të vërtetë do të marrë një revansh kundër Usyk më vonë këtë vit.
Warren thotë se janë duke u zhvilluar planet për luftën e dytë që do të zhvillohet në tetor në Arabinë Saudite, megjithëse një datë specifike ende nuk është konfirmuar.
Ndeshja e kthimit do të jetë për titujt WBC, WBA, IBF dhe WBO, me Usyk duke u bërë kampion i padiskutueshëm si rezultat i fitores së tij të dielën.