“Është kriminel dhe mashtrues, ma shkatërroi jetën”, Fjolla Morina për Fisnik Sylën: Përfundova në psikiatri, më ka dhunuar!
Fjolla Morina ka folur për herë të parë në “Zonën Zero” për arrestimin e saj në Kukës pasi iu gjet një armë në makinë, për ndarjen me Fisnik Sylën dhe se si ia ka shkatërruar jetën ky njeri.
Fjolla tregoi se arma që gjeti policia e Kuksit ishte e Sylën dhe e mori fajin përsipër vetëm për ta ndihmuar, por ai e la në baltë me premtime të rreme, pasi ajo ende vazhdon të ketë probleme me drejtësinë.
Fisnik Syla duke u paraqitur si njeri shumë i pasur, i ka dhënë premtime të rrema hetuesve, prokurorëve që do u jepte shumë lekë.?
Fjolla Morina: Ai gjatë gjithë kohës më ka shkruar mesazhe që unë do ta kryej punën, nuk ke për të bërë asnjë ditë burg ose unë do dorëzohem vetë. Kam për të ta kryer punën, do jap para. Do doja që dikush të merreshe me këtë çështje dhe të përfundojë sepse ka katër vite që unë jam bllokuar dhe jashtë Kosovës nuk mund të dal.
A është e vërtetë që ai ka përdorur dhunë fizike ndaj teje?
Fjolla Morina: Po ka përdorur dhe kjo ka qenë arsyeja pse unë jam ndarë. Ka qenë edhe arsyeja që u ndava se më mbeti barra mua dhe nuk u krye kjo puna. Ai më gënjeu tërë kohës.
Si e ndjen veten kur televizone të ndryshme e marrin Fisnik Sylën një njeri të tillë mashtrues që ka dosje të hapura në policinë e Kosovës, që ju ka mashtuar dhe juve si ish-bashkëshorte duke ta dhënë revolen dhe del në studiot televizive e me njerëz publik paraqitet…
Fjolla Morina: Nuk e kuptoj këta gazetarët që merren me një njeri të tillë që vetëm prej meje ai u bë i njohur. Ai u lidh me mua vetëm për t’u bërë i njohur. I them gazetarëve që janë amatorë që merreni me një mashtrues dhe kriminel që ma ka shkatërruar jetën deri më edhe sot në psikiatri, jam me hapa prej atij. Në psikiatri kam përfunduar prej këtij rasti të gjykatave.