Nënsekretarja amerikane e shtetit, Allen: Jemi të zhgënyer nga Siljanovska, do të shohim nëse qeveria do t’i respektojë marrëveshjet ndërkombëtare!
“Ne do të shikojmë se çfarë do të bëjë qeveria. Jemi në dialog të vazhdueshëm me qeverinë që është në proces të formimit. Prandaj, nuk do të paragjykoja asnjë pasojë këtu, por, natyrisht, do të shpresonim dhe do t’i inkurajonim liderët e Maqedonisë së Veriut që t’u përmbahen marrëveshjeve ndërkombëtare”, thotë nënsekretarja për diplomaci publike dhe marrëdhënie me publikun në Departamentin Amerikan të Shtetit, Elizabeth Allen, në një bisedë për SDK-në.
Allen thotë se SHBA-të e mbështesin Marrëveshjen e Prespës me Greqinë dhe se janë të zhgënjyer që presidentja Gordana Siljanovska-Davkova nuk e ka përdorur emrin kushtetues Maqedonia e Veriut gjatë inaugurimit.
Nënsekretari Allen, i cila vizitoi Shkupin këtë fundjavë, nuk dëshiron të paragjykojë se çfarë do të ndodhë nëse qeveria e re vendos të mos respektojë Marrëveshjen e Prespës.
Të pyetur nga “360 Gradë” për një koment pas inaugurimit të presidentes Gordana Siljanovska-Davkova, ambasada e SHBA-ve tha se pas formimit të qeverisë së re dhe zgjedhjes së kryeministrit, do të vazhdojnë të përforcojnë rëndësinë e respektimit të marrëveshjeve ndërkombëtare dhe përfitimet e progresit të shtetit me anëtarësimin e plotë në Bashkimin Evropian.
Mesazhe për respektimin e marrëveshjes nga Prespa kanë mbërritur edhe nga Bashkimi Evropian.
Nga pala greke nuk zbehen reagimet e ashpra dhe paralajmërimet se Maqedonia e Veriut nuk do të përparojë në integrimet evropiane nëse qeveria e re nuk përdor emrin kushtetues të shtetit.