Vëllazërimi nga Sllatina ka shënuar një fitore të thellë ndaj Besës me rezultat 6:0 në stadiumin e Komunës së Tearcës informon Tetovasot.
Një super ndeshje me plot gola tre në secilën pjesë, ka bërë që klubi “blu” të marrë vetëm edhe një barazim në tre ndeshjet e mbetura për tu shpallur edhe matematikisht kampion në Ligën Komunale dhe automatikisht të bëhet pjesë e Ligës së Tretë Perëndim.
Kapiteni Bajram Memedi është rikthyer nga lëndimi i rëndë por ka arritur të shënojë dy gola.Po aq ka shënuar edhe Flamur Memishi ndërsa nga një gol kanë shënuar Blerim Imeri dhe Argjend Limani përfshirë edhe dy asistime të tij.
Trenerët Zemri Idrizi dhe Sejdi Idrizi thanë se kjo ka qenë ndeshja më e mirë e kampionatit, e dominuar krejtësisht nga vendasit.Ata kanë bërë një punë të paimagjinueshme me këtë gjeneratë të artë dhe kjo po konkretizohet me titullin kampion.Në ndeshje ka munguar njëri ndër mesfushorët më të mirë Faton Veliu .
Kampionat të jashtëzakonshëm kanë bërë edhe futbollistët tjerë si Samir Xheladini me golat spektakularë të tij në ndeshje të rëndësishme, por zemra e mesfushës është dominuar edhe nga Milazim Veliu dhe Bashkim Farizi.Kanë spikatur edhe mbrojtësi 17 vjeçar Almir Aliu dhe Fadlan Neimi siguria e mbrojtjes bashkë me Driton Hasanin ,Sadam Memedin dhe qendërmbrojtësin Ardian Idrizin. Super gardiani Nderimi ka qenë një ndër portierët më të mirë të kampionatit me më pak gola të pranuar.
Kryesia ka bërë poashtu një punë të madhe,publiku ka dhënë një mbështetje të parezervë por edhe të zjarrtit tifozeria “Arnautët 1985” kanë krijuar atmosferë brilante në çdo ndeshje.
Vëllazërimit në tre ndeshje të mbetura dy prej të cilave i luan vendas i duhet vetëm një barazim për tu shpallë kampion në ndërkohë që festa tashmë ka filluar .Tetovasot