Linda Halimi: Çdo mëngjes i them vetes, me sa palë mend në kokë e lash vajzën e u futa në Big Brother

Këngëtarja e talentuar Linda Halimi ka dhënë një intervistë për Prive, ku ka folur hapur për përvojat e saj të veçanta gjatë qëndrimit në Big Brother VIP Kosova.

Në intervistë, interpretuesja e njohur dhe e dashur për hitin e saj “Të dua vërtet” ka shpalosur ndjenjat e saj të brendshme dhe pyetjet që i ka bërë vetes pas pjesëmarrjes në reality show.

Duke u kthyer pas në kohë, Linda tregon se ka pasur momente kur ka vënë në dyshim vendimin e saj për të qëndruar në shtëpinë e Big Brother, veçanërisht duke pasur parasysh se ka lënë jashtë vajzën e saj të vogël.

“Burri dhe vajza ishin kënaqur, kishin shkuar në DisneyWorld, kishin shkuar në Zvicër te familja, dhe madje edhe në vende që unë s’kam shkuar me ta, ata kishin shkuar vet, dhe kishin kaluar shumë mirë shyqyr”, tregon Linda.

Megjithatë, ndjesia e fajësisë paraqitet të jetë një luftë e brendshme për këngëtaren. “Por unë ende edhe sot, çdo mëngjes them ‘o Zot qysh pata mundësinë, me sa palë mend në kokë e kam lënë vajzën vet, nuk është e mundur’,” pohon ajo.

Linda pranon se ky aspekt i vendimit të saj për të hyrë në BBVK i ka sjellë sfida emocionale, duke iu dukur si një ndëshkim personal që e ka ballafaquar me pyetjen se si arriti të lërë pas dore një pjesë aq të rëndësishme të jetës së saj.