Pacientët me mbështetje mekanike të zemrës paguajnë shumë për trajtim

Njëzet pacientët me mbështetje mekanike të zemrës, me vite paguajnë çmim të lartë për pjesëmarrje në shërbimet shëndetësore. Ndonëse katër muaj më parë u publikua në “Gazetën zyrtare” vendimi me të cilin ata lirohen nga ky shpenzim, ende nuk është i zbatueshëm në praktikë, reagon Shoqata “Zemra e guximshme”. Nëpër klinika ende paguajnë shuma të larta për ndërrimin e baterive, servisimin e pajisjes dhe për kontrolle.

“Pacienti nga shoqata “Zemër e guximshme” tentoi ta ushtrojë atë të drejtë, por i thanë se ne nuk jemi të përfshirë në sistem. Në veçanti ndërrimi i baterive, servisimi i pajisjes për të cilën paguhen çmime të larta për pjesëmarrje”, tha Vasko Joleski – kryetar i “Zemër e guximshme”.

Problem shtesë është se deri më tani nuk është bërë asnjë transplant i ndonjë pacienti me mbështetje mekanike, pavarësisht se ministria përkatëse së fundmi tha se këta pacientë janë në listën e transplantit.

“Ka pacientë që e mbajnë pompën mbi 5 vite. Ka dy pacientë, një mashkull dhe një femër me dy pompa në situatë më të rrezikshme, atëherë do të jetë tepër vonë edhe për transplantim”, u shpreh Vasko Joleski – kryetar i “Zemër e guximshme”.

“Zgjedhja e pranuesve të zemrës kur ka dhurues, bëhet sipas kritereve të përcaktuara klinike dhe sipas protokolleve evropiane”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Ministria e Shëndetësisë nuk është përgjigjur se kur do të largohen nga pjesëmarrja këta persona dhe ku është pengesa për këtë. Nga Shoqata kërkojnë që shteti të furnizohet me ilaçe të reja dhe moderne, të cilat janë të detyruar t’i blejnë nga jashtë./Alsat.mk