Largohet flamuri i BE-së dhe NATO-s në një pjesë të presidencës

Shkup, 18 maj – Nga fotografitë e takimeve që po bën presidentja e shtetit Gordana Silanovska-Davkova, shihet se në një pjesë të hapësirave në Vilën Vodno janë larguar flamujt e Europës dhe të NATO-s.

Në të njëjtin vend ku janë bërë fotografitë tani, më parë, deri sa ishte president Stevo Pendaovski, qëndronte flamuri i NATO-s dhe i Bashkimit Europian.

TV21 pyeti kabinetin e presidentes Davkova për çështjen në fjalë, nga atje na thanë:

“Siç mund të shihet edhe nga jashtë, flamujt e BE-së dhe NATO-s së bashku me flamurin kombëtar janë në direkë para Vilës Vodno. Flamujt janë edhe në zyrën e Presidentes, por janë zhvendosur për shkak të aktiviteteve teknike”, thonë nga Kabineti i Davkovës.