Vrasja e dyfishtë në Stajkovcë të Shkupit/ Prokuroria kërkon paraburgim për të dyshuarin

Prokuroria Themelore Publike kërkon nga Gjykata Penale që të shqiptohet masa e paraburgimit ndaj personit të dyshuar për vrasjen e dyfishtë në Stajkovcë të Shkupit.

“Ndaj personit ka filluar procedurë hetimore pasi më 14 maj gjatë dhunës në familje në shtëpinë e familjes në Stajkovcë, me paramendim ka privuar nga jeta vëllain dhe kunatën. I dyshuari fillimisht e ka sulmuar kunatën duke e goditur disa herë me shufër metalike në kokë, e më pas ka hasur në vëllain, të cilit i ka shkaktuar lëndime vdekjeprurëse me shufër”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Prokurorisë.