Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se sot është realizuar me sukses ekstradimi nga Kosova i Besim Krasniqit, i cili kërkohej me fletarrest për vuajtje të dënimit me burg, përcjell TV21. Nga MPB njoftojnë se i njëjti tashmë është vendosur në burgun e Idrizovës.
“Ministria e Punëve të Brendshme njofton opinionin se sot (17.05.2024) zyrtarët policorë të Departamentit për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor pranë MPB-së dhe Njësiti i Policisë Intervenuese pranë SPB-Shkup kanë përfunduar procesin e ekstradimit nga Kosova në Republikën e Maqedonisë së Veriut të Besim Krasniqit (44), i cili me urdhër të Gjykatës Themelore Penale Shkup kërkohej për vuajtje të dënimit me burg për veprat penale të grabitje, krimeve të rënda kundër sigurisë së përgjithshme dhe dënimit për përgatitje në lidhje me veprën penale terrorizëm. Personi është dërguar në burgun e Idrizovës”, thuhet në njoftimin e MPB-së.