Siljanovska Davkova takoi krerët dhe përfaqësuesit e bashkësive fetare

Presidentja Gordana Silkjanovska Davkova sot ka pritur krerët dhe përfaqësuesit e bashkësive fetare: kreun e Kishës Ortodokse Maqedonase – Kryepeshkopata e Ohrit z.z. Stefan, kreun e Bashkësisë Fetare Islame Reis ul Ulema Haxhi Shaqir efendi Fetai, kreun e Kishës Katolike, peshkopin e Shkupit dhe udhëheqësin e dioqezës së Strumicës – Shkupit, Kiro Stojanov, kryetarin e Përfaqësisë Kishtare të Kishës Ungjillore – Metodiste, Marjan Dimov, kryetarin e Bashkësisë Hebraike, Pepo Levi, si dhe drejtorin e Komisionit për Marrëdhënie me Bashkësitë Fetare dhe Grupet Religjioze, Darian Sotirovski, bëjnë të ditur nga kabineti i presidentes.

Në takim presidentja Siljanovska Davkova ka falënderuar për urimet e dërguara me rastin e marrjes së detyrës.

Presidentja Siljanovska Davkova shprehu gatishmërinë e saj për bashkëpunim me të gjitha bashkësitë fetare dhe grupet fetare në vend, në interes të mirëkuptimit dhe respektit të ndërsjellë.

Presidentja theksoi rëndësinë e komuniteteve fetare në kultivimin e bashkëjetesës, si një parakusht i rëndësishëm për prosperitetin dhe përparimin e shtetit dhe shprehu besimin se komunitetet fetare do të vazhdojnë të japin kontribut aktiv në përpjekjet për ruajtjen dhe zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të mira ndërfetare.

Siljanovska Davkova përshëndeti punën e Komisionit për marrëdhënie me bashkësitë fetare dhe grupet fetare dhe kontributin në ndërtimin e besimit dhe bashkëpunimit ndërmjet bashkësive fetare dhe grupeve fetare, mbrojtjen e karakterit laik të shtetit dhe promovimin e lirive dhe të drejtave fetare të qytetarëve.