Fillimi i bisedimeve mes grupeve të punës të VMRO-DPMNE-së dhe VLEN-it, për formimin e Qeverisë shihet në një sy kritik nga Valon Bela.
Sipas Belës nuk është rastlsishme se në krye të negociatave është ish këshilltari i Nikolla Gruevskit, pra Azir Aliu.
“Po bien maskat; ish këshilltari i Gruevskit, Azir Aliu, kthehet si kryenegociator në seli të VMRO-së. Asgjë e rastësishme apo?” ka shkruar Bela, përcjell TS.
Nga ana tjetër në një deklaratë për mediat, Azir Aliu, tha se pas takimit do të ketë komunikatë nga partitë.
“Do të flasim për metodologjinë e punës dhe dinamikën e punës”, ka theksuar Aliu. Në pyetjen se sa takime pritet të mbahen, Aliu tha se do të shohin dhe se takimi i ardhshëm do të jetë më konkret sa i përket resorëve.
Ekipin negociues të VLEN e përbejnë: Azir Aliu, Visar Ganiu, Adnan Azizi dhe Bashkim Murtezi. Ndërkohë nga VMRO-ja në negociata përfaqësohet nga Aleksandar Nikollovski, Vllado Misajllovski, Gordana Dimitrievska dhe Timço Mucunski./TS/