Tifozeria B-92 ose siç njihen ndryshe Ballistët, është ndër më të mirat gjithandej .Ata të japin emocione të veçanta, janë përkrahës të jashtëzakonshëm të skuadrës kuq e zi që i japin asaj gjithnjë forcë në humbje ose fitore shkruan Tetovasot.
Ata kanë ngritur nivelin e tyre dhe atmosfera që krijojnë është gjithnjë brilante. Si në kor nuk mungojnë kurrë thirrjet e fitores, dashuria e jashtëzakonshme për klubin njëjtë siç bëjnë tifozët e klubeve elitare si Liverpool, Borusia Dortmund apo Celtik ose Boca Juniors.
Ata janë vlera e skuadrës shqiptare që ka një histori të trishtë për mënyrën si e ka ndëshkuar sistemi por ka mbijetuar plot gjak e sakrificë.
Kjo është Shkëndija e të gjithëve, ajo që është ringritur dhe ajo që ka pas armatën Kuq e Zi të ballistëve.
Atmosfera e djeshme ishte perfekte .Këtë e dëshmojnë edhe zhvillimet e superderbit ,një material i përgatitur nga Buran Musliu që po bën një punë superiore për të kapur këto fragmente që do jetojnë gjatë .TS