Struga Trim & Lum është shpallur kampione për sezonin 2023/24 në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut.
Struga e fitoi sot derbin ndaj Shkëndijës në kuadër të xhiros së 32-të dhe të parafundit.
Struga fitoi si mysafire me rezultatin 0:2, falë golave të Besart Ibraimit (43’) dhe Marjan Radeskit (48’).
Kjo ndeshje ishte edhe përcaktuese për skuadrën kampione, pasi ishte një përballje mes dy skuadrave të para në tabelë.
Strugës i shkoi për shtati edhe barazimi i Shkupit me Brera Strumicën (0:0).
Struga ka tri pikë më shumë se Shkëndija dhe rezultat më të mirë në ndeshjet në mes veti, me çka edhe shpallet kampion i këtij sezoni.
Për klubin shqiptar është ky titulli i dytë në histori të klubit, si dhe i dyti rresht.