Chelsea e ka shënuar edhe fitoren e tretë radhazi në Premierligë.
Blutë e Londrës triumfuan me përmbysje 2:3 ndaj Nottingham Forest, në kuadër të javës së 37-të në elitën e futbollit anglez.
Mudryk kaloi mysafirët në epërsi në minutën e tetë të ndeshjes, para se Boly të barazonte në të 16-tën.
Hudson-Odoi shënoi për 2:1 për Nottinghamin në minutën e 75-të.
Por, Chelsea gjeti forcën për ta përmbysur rezultatin në 10 minutat e fundit.
Raheem Sterling shënoi për 2:2 në minutën e 80-të, kurse dy minuta më pas Nicolas Jackson shënoi për fitoren e mysafirëve.
Me këtë fitore, Chelsea shkon në kuotën e 57 pikëve në vendin e shtatë, aq sa ka edhe Neëcastle në vendin e gjashtë, që dërgon në Ligën e Konferencës.
Në anën tjetër, Nottingham Forest mbetet në vendin e 17-të me 29 pikë të grumbulluara.