Treni i verdhë japonez shkon gjithmonë bosh dhe të gjithë “përkulen para tij” – çfarë misioni kryen në linjat e shpejtësisë së lartë
Hekurudhat japoneze janë sinonim i shpejtësisë, saktësisë dhe sigurisë. Se sa e “lëmuar” është hekurudha, tregojnë edhe videot nga kabina e trenit ku pasagjerët lënë monedha në pozicion të drejtë mbi tavolina. Dhe nga jashtë – si një plumb!
Se si funksionon gjithçka nuk është sekret – trenat dhe hekurudha janë të mirëmbajtura në mënyrë perfekte.
Por, si është e mundur të kontrollohet siguria e hekurudhës në të cilën trenat udhëtojnë me shpejtësi që tejkalojnë 300 kilometra në orë?
Një tren special i verdhë mund të shihet edhe në shina. Duket si çdo makinë tjetër e shpejtë, ai ka dyer dhe dritare, por nuk transporton kurrë pasagjerë.
Funksioni i tij është të testojë trasenë dhe të zbulojë çdo problem në shina. Në vend të karrigeve, ka kompjuterë, pajisje dhe sensorë.
Për ta bërë këtë, treni ecën shumë shpejt dhe të gjithë “heqin kapelat” para tij për një arsye. Aty ku kalon treni i verdhë, sigurohuni që të jeni të sigurt!
Meqë ra fjala, treni është lyer me ngjyrë të verdhë në mënyrë që të jetë i dukshëm dhe i dallueshëm dhe në këtë mënyrë i ndryshëm nga trenat e tjerë që transportojnë pasagjerë.