Ndeshja Shkupi – Shkëndija, arrestohet një tifoz

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se gjatë ndeshjes së futbollit që u zhvillua dje në stadiumin e Çairit, mes KF Shkupit dhe KF Shkëndijës, është arrestuar një tifoz, i cili siç bëhet e ditur, ka gjuajtur me mjet drejt stolit të ekipit të Shkëndijës.

“Më 04.05.2024 në ora 19.15 nëpunësit policorë të Njësitit për polici intervenuese në kuadër të SPB Shkup kanë privuar nga liria O.J. (27) nga Shkupi, për shkak se rreth orës 18:15 në stadiumin e Çairit gjatë kohës së ndeshjes së futbollit mes KF Shkupit dhe KF Shkëndijës, nga tribuna ka gjuajtur me mjet drejt stolit të ekipit mysafir të KF Shkëndijës. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë kallëzim përkatës nga Ligji për parandalim të dhunës dhe sjelljes jo të denjë në ndeshjet sportive”, qëndron në njoftimin e MPB-së.