Boks: Sot në Shkup fillon edicioni i 53-të Turneu ndërkombëtar i boksit “Gongu i Artë 2024”

Sot në vendin tone fillon një manifestim i madh i sport, bëhet fjalë për edicionin e 53-të të turneut ndërkombëtar të boksit Gongu I Artë, që organizohet nga Federata e Boksit të Maqedonisë së Veriut që udhëhiqet nga presidenti Faton Salihu dhe me përkrahjen e Agjencisë për Rini dhe Sport të Maqedonisë Veriut.

Sipas kryetari të Federatës së Boksit , Faton Salihu në këtë manifestim të madh ndërkombëtar të boksit do të marrin pjesë mbi 50 boksier në kategorinë e meshkujve dhe mbi 15 boksiere në kategorinë femrave nga 15 vende (WAL, JPN, KOS, SLO, GRE, POL, BUL, HUN, ROU, ALB, MKD, CRO, KAZ) që paraqet një surprize për adhuruesit e këtij sporti.

Maqedonia e Veriut në këtë turnir tradicional me karakter ndërkombëtar do të prezantohet vetëm me katër boksier.

Fatkeqësisht edhe pse më pare ishte paralajmëruar se në kë turnir ndërkombëtar të boksit do të marrin pjesë boksier nga Anglia, Skocia dhe Suedia mirëpo për shkaqe objektive ato nuk do të jenë pjesëmarrës në këtë event sportiv.

Sipas organizatorit Turneu ndërkombëtar i boksit “Gongu i Artë 2024” fillon të shtunën në orën 15:00, palestrën sportive “Boris Trajkovski” në Shkup me ndeshjet çerekfinale ku janë parapa të zhvillohen 12 lufta. Të shtunën në program janë gjysmëfinalet ku parashihen të zhvillohen 13 lufta, ndërsa finalja do të zhvillohet më 6 maj ku parashihen të zhvillohen 12 lufta dhe do të shpallen më të mirët si dhe fituesi i Gongut të Artë 2024.

Për të gjithë dashamirët e këtij sport dyert e palestrës sportive “Boris Trajkovski” në Shkup do të jenë të hapura pasi hyrja është falas

Orari i garave “Gongu i Artë-2024”

Çerek finale 04.05.2024 ora 15:00 janë 12 ndeshje

Gjysmëfinale 05.05.2024 ora 15:00 janë 13 ndeshje

Finale 06.05.2024 ora 15:00 janë 12 ndeshje