Ndalohen flamujt palestinezë në Eurovizion, organizatorët: Kushdo që sjell një të tillë, do të ndalohet nga rojet

Agjencia suedeze e lajmeve TT bën të ditur se kushdo që përpiqet të sjellë një flamur palestinez ose një tabelë me një mesazh politik në hyrje të “Malmo Arena” gjatë Festivalit të Këngës në Eurovision, do të ndalohet nga rojet.

Njoftimi u bë mes tensioneve të rritura rreth pjesëmarrjes së Izraelit në konkursin muzikor. Grupet pro-palestineze pritet të organizojnë protesta të mëdha në Malmo për të rritur ndërgjegjësimin për luftën në Gaza.

Michelle Roverelli, kreu i komunikimit për Unionin Evropian të Transmetuesve, i cili organizon konkursin, tha se audienca lejohej të sillte dhe shfaqte vetëm flamuj që përfaqësonin vendet pjesëmarrëse në ngjarje, si dhe flamurin ylber.