Chelsea ka shënuar fitore duke e mposhtur 2:0 në shtëpi Tottenhamin në ndeshjen e mbetur të javës së 26-të në Premierligë.
Blutë e Londrës kaluan në epërsi në minutën e 24-të kur Chalobah realizoi.
E për 2:0 u përkujdes Nicolas Jackson që shënoi në minutën e 72-të.
Me këtë fitore, Chelsea ngjitet në vendin e tetë me 51 pikë dhe i rrit gjasat për vendin e gjashtë që dërgon në Ligën e Konferencës.
Në anën tjetër, Tottenhamit i prish shumë punë humbja e sontme.
Kjo pasi që tani londinezët gjenden në vendin e pestë me 60 pikë, shtatë më pak se Aston Villa që ka një ndeshje më shumë të luajtur.