U bë trajner i futbollit nga një videolojë, Will Still largohet nga Reims

Trajneri anglez Will Still është larguar nga klubi francez Reims me pëlqim reciprok.

Anglezi me origjinë belge, tani 31 vjeç, u bë trajneri më i ri në pesë ligat më të mira të Evropës kur u emërua nga Reims, në moshën 30 vjeç, në tetor 2022.

Ai e filloi aventurën e tij me një seri prej 14 ndeshjesh pa humbje dhe përfundoi i 11-ti në fund të sezonit të tij të parë.

Me tre ndeshje të mbetura, Reims është përsëri i 11-ti në ligën më të lartë franceze, por ka fituar vetëm dy nga 14 ndeshjet e fundit.

“Ne jemi krenarë që kemi qenë në gjendje të kontribuojmë në shfaqjen e një trajneri që dinte të impononte bindjet e tij dhe identitetin e tij të lojës,” tha presidenti i klubit Jean-Pierre Caillot.

Gjatë kohës së tij, ku ai kishte qenë edhe ndihmës menaxher, Reims duhej të paguante 22,000 funta sa herë që merrte drejtimin e një ndeshjeje, sepse nuk kishte një licencë Uefa Pro.

Still ka folur më parë sesi videoloja Football Manager luajti një rol që ai të bëhej një menaxher profesionist.